E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis restaurimi për dy ikona të vëllezërve Çetiri, të zbuluara në fshatin Libofshë

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit në DRTK Berat, ka nisur procedura restauruese e dy ikonave: Ikona “Shën Mëria” e gjetur në kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë të Qarkut Fier, me autorë vëllezërit Çetiri dhe ikona “Krishti” e gjetur po në Libofshë të Qarkut Fier, nga të njëjtët autorë.

Të dy ikonat që po i nënshtrohen këtij restaurimi janë pjesë e fondit të ikonave të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat dhe ndërhyrjet po kryhen nga restauratorët e kësaj DRTK-je.

Procesi i ndërhyrjes restauruese do të kalojë nëpër këto faza: Konsolidimi i pikturës së ikonës, dezinfektim, pastrim dhe rivendosje e vernikut për mbrojtjen e pikturës së ikonës.

1 nga 2

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›