E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e mërkurë, 17 tetor 2024

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell). Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në relievet malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/28 Re diell
Kukës 9/24 Re diell
Lezhë 16/25 Re diell
Dibër 11/24 Re diell shi
Durrës 14/26 Re diell
Tiranë 16/26 Re diell
Elbasan 16/27 Re diell
Berat 14/27 Re diell shi
Vlorë 16/25 Re diell
Korçë 10/24 Re diell
Gjirokastër 12/27 Re diell
Sarandë 15/26 Re diell

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›