E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis shpërndarja e tekstet falas në prag të vitit të ri shkollor, Rama: Emocionet e prindërve që përfitojnë paketën

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka nisur zyrtarisht shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e arsimit parauniversitar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ndau pamje nga shpërndarja e librave në disa shkolla të Tiranës, duke theksuar atmosferën pozitive dhe emocionet e prindërve.

Ashtu si në vitet e fundit, tekstet do të jenë falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, si pjesë e politikës së mbështetjes për arsimin bazë.

Ndërkohë, viti i ri shkollor do të nisë më 8 shtator për të gjitha shkollat nëntëvjeçare dhe gjimnazet, qofshin ato të përgjithshme, të orientuara apo profesionale.

“Emocionet e prindërve që përfitojnë paketën e plotë të librave falas për fëmijët në prag të fillimit të vitit të ri shkollor????”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›