Nis sot Presidenca irlandeze e BE, Begaj: Të inkurajuar që zgjerimi mbetet ndër prioritetet kryesore

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Irlandën e cila merr për gjashtë muaj Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.
“Shqipëria i uron suksese Presidencës së Irlandës në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian”, shkruan Begaj.
Presidenti nënvizoi se jemi të “inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore dhe shpresojmë në angazhimin për çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë”.
“Besojmë se kjo Presidencë do të kontribuojë më tej në forcimin e unitetit, vlerave dhe sigurisë së Evropës”, shkruan Begaj.
/m.q/j.p/