E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma “Shqipëria bëhet”, protestë përpara Kryeministrisë

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria bëhet” dhe një grup qytetarësh zhvilluan sot një protestë përpara godinës së Kryeministrisë.

Në nisje të protestës, ka pasur edhe një përplasje me aktivistëve dhe forcave të policisë, pasi efektivët kanë tentuar të heqin gjeneratorin e vendosur përballë Kryeministrisë. Kjo ka çuar në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj në fjalën e tij tha se tani është koha e së mirës kundër së keqes.

“Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale. Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe. Për të gjithë ata që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, të gjithë bashkë të japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj”, tha Lapaj.

Nisma “Shqipëria bëhet” e Lapajt protestë, Foto Florian Abazaj 1 nga 15

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›