E Diel, 1 Nëntor 2026

Një ekspozitë me guralecë, Emjona Stasi sjell portrete dhe peizazhe plot ngjyra

Në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës është çelur ekspozita personale e artistes Emjona Stasi, me titullin “Ndjesi”, kuruar nga Suzana Varvarica Kuka.

Ekspozita sjell një përzgjedhje veprash që përmes ngjyrave dhe kompozimeve përcjellin ndjesinë e qetësisë, lidhjen me natyrën dhe reflektimin e brendshëm të elementeve që përbëjnë thelbin e krijimtarisë së artistes.

Autorja tregon se  në ekspozitën e 7-të vetjake, ka ardhur ndryshe, duke përdorur guralecë të mbledhur në gjirin e Durrësit për të formuar peizazhe dhe portrete që pasqyrojnë emocionet.

Emjona Stasi ka një karrierë të gjatë në fushën e artit pamor, duke marrë pjesë që prej vitit 1977 në mbi 50 ekspozita brenda dhe jashtë vendit.

Punimet e saj gjenden në fondet e Galerisë Kombëtare të Arteve, të Galerisë së Durrësit, si edhe në koleksione të ndryshme private Brenda e jashtë vendit

Ekspozita “Ndjesi” do të qëndrojë e hapur deri më 26 tetor./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›