E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje klub argetimiper femijet e QSUT

Femijet e shtruar ne Spitalin e Pediatrise ndryshe nga te gjithe ne do te duhet ta kalojne mbremjen e Vitit te Ri ne kete spital prandaj autoritetet kane perurua sot nje klub argetimit per femijet.

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili i pranishem ne ceremonine e perurimit percolli nje falenderim per biznesin qe mundesoi krijimin e ketyre ambienteve miqesore per femijet.

Tashme po konsolidohet ne pediatrine shqiptare nje bashkepunim i shkelqyer me biznesin donatoret private qe po ndihmojne per ta bere gjithnje e me miqesore pediatrine dhe per te perfshire konceptin e spitaleve mik te femijes tha Vasili. Krijimi i ketyre ambienteve ndikon edhe ne sherimin e shpejte te tyre. Kemi ndryshuar konceptin e nje pediatrie te meparshme qe ka qene pozitive ne drejtim te ndihmes mjekesore por ka pasur problematiken per tu dhene spitaleve kete dimension dhe sot spitalet pediatrike i ngjajne me shume strukturave pediatrike evropiane me kete qendrim te ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›