E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane rryshfet per ndertimepranga 2 zyrtareve te bashkise

TIRANE ndash Dy zyrtare te bashkise se Tiranes dhe nje qytetar kane perfunduar sot ne prangat e policise se kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare prane policise bashkiake nje polic si edhe nje inspektor ndertimi prane bashkise se kryeqytetit jane arrestuar sot pas mesdites. Te arrestuar jane shtetasit Alban Zizo 34 vjec punonjes i insepktoriatit ndertimor ne Bashki Arbit Medusa 30 vjec me detyre inspektor i policise bashkiake si dhe qytetari Fatos Jana 33 vjec banues ne Tirane.
Denoncimi ka mberritur nga drejtoria e Policise Bashkiake pas informacioneve te mbledhura ne terren. Eshte dashur nje pune intensive hetimore per dokumentimin e korrupsionit nga ana e zyrtareve te cilet sipas grupit hetimor ishin punonjes ne bashki qe prej vitit 2008. Burimet thane se dy zyrtaret akuzohen per marrje rryshfeti gjate aksionit per prishjen e ndertimeve pa leje ne Tirane. Ata u premtonin qytetareve te ndertonin ne menyre te paligjshme kundrejt nje pagese te caktuar dhe se fundmi kishin operuar ne Njesine bashkiake 8.

Policia Merrnin deri ne 10 mije leke te reja bakshish

Strukturat e Hetimit te Krimit te Policise se Kryeqytetit ne bashkepunim me Strukturat e Policise Bashkiake Tirane si dhe Njesine Taks Force ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane bene te mundur arrestimin e dy punonjesve te Bashkise per korrupsion pasiv e aktiv dhe shperdorim detyre.

Nga veprimet hetimore te deritanishme -deklaron policia - rezulton se shtetasit e sipercituar ne bashkepunim me njeri tjetrin kerkonin dhe merrnin shuma te ndryshme parash qe variojne nga 80 000 deri 10 000 leke te rinj per te lejuar ne menyre te antiligjore persona te ndryshem qe te kryenin ndertime te paligjshme ne Tirane kryesisht ndertime pa leje ne zonen e njesise Nr.8 Tirane.
Shtetasit do te ndiqen penalisht per kryerjen e vepres penale Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

aq/am/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›