E Diel, 1 Nëntor 2026

Një nga speciet më të rrezikuara në botë, foka Monaka rikthehet në Gjirin e Orikumit

Shfaqja e fokës Monaka mesdhetare në ujërat e Gjirit të Orikumit po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë. Një nga gjitarët detarë më të rrallë dhe më të rrezikuar në botë është vërejtur disa herë gjatë ditëve të fundit pranë bregut, duke tërhequr vëmendjen e banorëve, turistëve dhe operatorëve turistikë.

Prania e saj konsiderohet një tregues i rëndësishëm i cilësisë së ekosistemit detar në zonën e Karaburunit dhe Sazanit.

Kushtet natyrore që ofron Parku Detar, me ujëra të pastra dhe mjedis të qetë, krijojnë hapësirën e nevojshme që foka Monaka të ushqehet dhe të pushojë larg ndikimeve të mëdha urbane dhe ndotjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›