Një tjetër i plagosur në Korçë pas goditjes me thikë, 27-vjeçari përfundon me plagë të thella në spital

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndohur pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Korçës, ku një person është plagosur me thikë.
Bëhet me dije se një 27 vjeç është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në repartin e reanimacionit, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti në fshatin Dvoran të Korçës, ku 27-vjeçari ëhstë goditur me thikë nga një 40-vjeçar, i cili sapo kishte lënë qelitë e burgut.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë. Kujtojmë që një ditë më parë në fshatin Pirg një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.
Njoftimi:
Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.
27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.