E Martë, 3 Nëntor 2026

Noka paditet për shpifje/ Kallëzimi në SPAK për deputetin e PD, nga punonjësi i burgut të Peqinit

Deputeti demokrat Flamur Noka  do të përballet me gjykatën e posaçme pasi është paditur nga një punonjës I burgut të Peqinit për shpifje dhe  fyerje. Paduia është depoztituar në gjykatën e posaçme nga punonjësi  i burgut te Peqinit Gjergji Vishkulli lidhur me një denoncim të bërë nga Noka në rrjetet sociale se ai  eshte perfshire ne fushaten elektorale te zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ne seancen e pare që u mbajt të  martën në gjykatën e posaçme, deputeti nuk eshte paraqitur, por përfaqësohej nga avokatja e tij mbrojtëse. Seanca e pare nuk u zhvillua  pasi gjyqtarja Rudina Palloi i kerkoi denoncuesit dhe avokatit te tij te rregulloje objekt padine.  Në 5 maj të këtij viti, Noka përmes një statusi në Facebook, shkruante se, burgu I peqinit është këthyer si një ndërmarje me pronar Suel Çelën që sipas tij e ka këthyer burgun në shtab elektoral te  kandidates  se parties socialiste Sara Mile.

Noka publikoi edhe një liste me emratr e punonjesve të burgjeve mes të cilëve edhe atë të Gjergji Vishkulit, se kanë zvhvilluar takime me qëllime elektorale edhe pse ligji ua ndalon. / abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›