E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria dorëzon presidencën e Forumit Rajonal për Azil e Migrim te Bosnjë-Hercegovina

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Pas një viti drejtimi, Shqipëria, nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme, dorëzon Presidencën e Forumit Rajonal për Azil e Migrim te Bosnjë-Hercegovina.

Ministria e Brendshme njoftoi se “gjatë këtij mandati, kemi punuar me përkushtim për të forcuar bashkëpunimin rajonal, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të avancuar standardet në fushën e migracionit dhe azilit, duke vënë në qendër mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe menaxhimin efektiv të sfidave të përbashkëta”.

Sipas Ministrisë së Brendshme “ky forum mbetet një platformë e rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, dhe Shqipëria do të vijojë të jetë një partner aktiv dhe i angazhuar në mbështetje të një qasjeje të qëndrueshme, humane dhe të koordinuar ndaj migracionit”.

/m.q//r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›