E Martë, 3 Nëntor 2026

Nota më të mira se vjet! Rezultatet e Maturës 2025, afro 3 herë më pak “mbetës”

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2025 janë publikuar pasditen e së enjtes dhe statistikat tregojnë një përmirësim të dukshëm krahasuar me një vit më parë.

Provimin e kanë dhënë gjithsej 25.742 maturantë, ndërsa vetëm 399 prej tyre kanë mbetur – një vit më parë kjo shifër ka rezultuar 952 maturantë.

Kalueshmëria këtë vit përkthehet në 98,45 për qind, më e larta e tri viteve të fundit, ndërsa maturantët ekselentë, që kanë arritur të marrin notën maksimale 10, janë  216 të rinj.

Nota mesatare për provimin e Gjuhës së Huaj këtë vit është 7,8, një tjetër tregues pozitiv për cilësinë e përgjithshme të rezultateve.

Sipas Portalit Studentor, pjesa më e madhe e maturantëve janë vlerësuar me nota nga 9–9,99. Këto vlerësime i kanë marrë 8.073 maturantë. 4.990 maturantë të tjerë janë vlerësuar me notat nga 7–7,99, ndërsa pjesa tjetër, mbi 4.000 maturantë, janë vlerësuar me notat 8–9.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›