E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuk donte të paguante faturën e udhëtimit, 25-vjeçari dhunon taksistin shqiptar në Itali

Një 25 vjeçar në Itali ka dhunuar një taksist shqiptar.

I riu me origjinë nga Senegali nuk donte të paguante faturën 80 euro të udhëtimit. Mes të riut dhe taksistit 38-vjeçar si fillim ka pasur një debat, i cili më vonë kaloi në përleshje fizike.

25-vjeçari nxori një çekiç dhe nisi ta godiste shqiptarin nga koka, por fatmirësisht ky i fundit arriti të mbrohej duke dalë me nxitim nga makina dhe në të njëjtën kohë duke lajmëruar policinë.

Sipas mediave të huaja, shqiptari ndodhet në spital, ndërsa 25-vjeçari ka rënë në prangat e policisë italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›