E Martë, 3 Nëntor 2026

Fundosja e superjahtit, gjenden edhe dy trupa të tjerë, konfirmohen 5 viktima

Dy trupa të tjerë janë gjetur brenda rrënojave të jahtit Bayesian, ka konfirmuar për BBC agjencia e mbrojtjes civile të Siçilisë. Ata janë ende brenda në varkë.

Më herët, dy trupa të tjerë u gjetën brenda anijes së fundosur – ata tani janë nxjerrë në breg. Identiteti i katër personave të gjetur pasditen e sotme ende nuk është konfirmuar.

Kjo do të thotë se dy pasagjerë, në bordin e jahtit kur u mbyt të hënën, mbeten të zhdukur. Gjashtë personat që rezultojnë të humbur në Detin Mesdhe janë:

  • Biznesmeni në Mbretërinë e Bashkuar Mike Lynch, i cili ndihmoi në themelimin e Cambridge Neurodynamics dhe bashkëthemeloi firmën Autonomy
  • Vajza e tij, Hannah Lynch , një studente 18-vjeçare
  • Jonathan Bloomer , kryetar i Morgan Stanley Bank International
  • Gruaja e tij Judy Bloomer
  • Chris Morvillo , një partner në firmën ligjore Clifford Chance
  • Gruaja e tij Neda Morvillo, një dizajnere bizhuterish

Roja bregdetare italiane ende nuk e ka konfirmuar moshën apo gjininë e dy trupave që sapo janë gjetur. Trupi i kuzhinierit të jahtit, shtetasit kanadezo-antiguan Recaldo Thomas , u gjet të hënën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›