E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk është aq keq sa e prisja”/ Trump: Mendova se çmimet e naftës do të rriteshin më shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit të tij minimizoi rritjen e çmimeve të gazit dhe ndikimet në tregun e aksioneve si rezultat i luftës me Iranin, duke theksuar se nuk ishte aq keq sa priste.

“Sinqerisht, mendova se çmimet e naftës do të rriteshin më shumë dhe mendova se tregu i aksioneve do të binte më shumë. Nuk ka qenë aspak aq i rëndë sa mendoja. Ata kanë besim ndoshta tek presidenti amerikan dhe ndoshta tek njerëzit që janë ulur rreth kësaj tryeze”, tha Trump.

Çmimi mesatar kombëtar i një galoni benzine të rregullt është në prag të 4 dollarëve, në 3.981 dollarë. Kjo është 1 dollar më shumë se një muaj më parë dhe mund të bëhet një pengesë e madhe politike për republikanët përpara zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit.

Trump parashikoi se çmimet e naftës do të rriteshin pak më shumë, por tha se të gjitha do të ktheheshin aty ku ishin dhe ndoshta më të ulëta pas luftës në Iran e cila po zgjat prej 4 javësh.

LEXO EDHE: Negociatat me Iranin, Trump kërcënon sërish: Nëse ata nuk bien dakord, do të bëhemi makth i tyre

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›