E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka fitues në “Air Albania”, Dinamo ndalet nga Bylisi

Barazim 0-0 në “Air Albania” mes Dinamos dhe Bylisit, në sfidën e javës së 22-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Një ndeshje e luftuar, sidomos në mesfushë, por me shumë pak mundësi shënimi.

Në të vetmin rast që topi u dërgua në rrjetë, në favor të Dinamos, ishte VAR që prishi festën e lojtarëve pasi topi kishte kaluar më parë jashtë vijës fundore.

Në fund, një barazim 0-0 me Dinamon që ngjitet në kuotën e 34 pikëve, në vend të 4-ët, ndërsa Bylisi ndodhet në vend të 8-të me 20 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›