E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka marrëveshje për qendrat e kthimit jashtë BE-së, PE dhe vendet e bllokut nuk ranë dakord, bisedimet shtyhen për në qershor

Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së nuk mundën të bien dakord mbi rregullat e reja për kthimin e emigrantëve. Ligji i ri, i quajtur “rregullorja e kthimit”, përfshin masa më të rrepta për të përshpejtuar kthimin e emigrantëve të parregullt, krijimin e qendrave të depërtimi jashtë BE-së, ndalim të hyrjes për shtetasit e vendeve të treta që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë dhe dënime më të ashpra për ata që refuzojnë të largohen.

Pas tre seancash bisedimesh në Strasburg, negociatorët hoqën dorë dhe vendosën të rifillonin bisedimet më 1 qershor. “E vetmja pikë mosmarrëveshjeje ishte afati kohor për zbatimin e ligjit.”- thanë burime nga Parlamenti Evropian.

Ndërsa ky i fundit kërkon që zbatimi të fillojë menjëherë, shtetet anëtare të BE-së po bëjnë presion që shumica e dispozitave të rregullores të fillojnë të zbatohen brenda dy vitesh, me disa qeveri që këmbëngulin se u duhet kohë për të përshtatur sistemet e tyre me rregullat e reja. Fillimisht të propozuara nga Komisioni Evropian dhe të kritikuara nga grupet e të drejtave të njeriut, ndryshimet ligjore u hartuan në përgjigje të presionit politik në të gjithë vendet e BE-së për të frenuar migracionin.

Qendrat e kthimit, grupet e të drejtave të njeriut i kanë cilësuar si vrima të zeza ligjore që mund t’i vënë emigrantët përballë një situate të pasigurt ligjore dhe pa mbikëqyrje. Aktualisht, sipas të dhënave të Komisionit Evropian, vetëm 20 për qind e emigrantëve të urdhëruar të largohen, kthehen në vendin e tyre të origjinës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›