Zjarri në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, Policia: I qëllimshëm, shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar

Zjarri në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë rezulton të ketë qenë i qëllimshëm. Ngjarja, e ndodhur dy ditë më parë, fillimisht u dyshua si aksidentale, por sipas hetimeve dyshohet se autorë janë 2 persona.
Policia ka shpallur në kërkim një person me inicialet K.Ç, banues në Durrës si një prej autorëve të dyshuar, ndërsa personi tjetër nuk është identifikuar ende.
Sipas Policisë, nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se shtetasi K. Ç. shfaqet pranë tregut së bashku me personin tjetër, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndezur zjarrin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Si pasojë e zjarrit u dëmtuan disa tezga dhe produkte në pronësi të disa tregtarëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.