E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk u ndie mirë/ Evakuohet nga kroçera me urgjencë drejt spitalit të Durrësit një turist britanik

Kapitaneria e Portit Durrës mori thirrje për ndihmë nga Kroçera Marbella Explorer II në orën 23:50 rreth 20 milje nga Durrësi, për një shtetas anglez të sëmurë në bord me simptoma të rënda që kërkonin ndërhyrje urgjente.

Kroçera lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga Kapitaneria Portit Durrës që të afrohej në radë për të marrë të sëmurin si dhe e njoftuan autoritetet dhe Rimorkatori i Portit të Durrësit për të bërë të mundur marrjen nga rada dhe ambulanca për ta shoqëruar në spitalin e Durrësit.

Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›