E Martë, 3 Nëntor 2026

Nuk u ndjenë mirë dhe mbeten të bllokuar në “Gjirin e Anglezit”, shpëtohen 2 turistë lituanezë

Policia e Himarës i ka ardhur në ndihmë 2 turistëve lituanezë të cilët ishin bllokuar në “Gjirin e Anglezit”.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se gjatë ecjes në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit“, dy turistët nuk janë nderë mirë dhe kanë kërkuar ndihmë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare i ardhur në ndihmë turistëve, duke i lokalizuar e më pas më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë.

Turistët ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kanë falenderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›