Numërohen 106 qendrat e votimit në Pogradec, fiton PS fiton me 54.31 % të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në bashkinë e Pogradecit, të qarkut të Korçës ka përfunduar procesi i numërimit në të 106 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark ka fituar Partia Socialiste me 14 178 vota ose 54.31 %.
Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 8 776 vota ose 33.62 %.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 1349 vota ose 5.17 %.
Partia “Mundësia” ka marrë 747 vota ose 2.86 %.
1 nga 2/a.f/