E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e diel, 11 maj 2025

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura gjatë orëve të mesditës e pasdite më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 10-16 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër Diell re
Kukës Diell re shi
Lezhë Diell re
Dibër Diell re shi
Durrës Diell re
Tiranë Diell re
Elbasan Diell re shi
Berat Diell re
Vlorë Diell re shi
Korçë Diell re shi
Gjirokastër Diell re shi
Sarandë Diell re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›