E Martë, 3 Nëntor 2026

Numërohen 5 199 qendra votimi dhe 73 955 zarfe nga diaspora, PS kryeson me 52.23% të votave

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është drejt fundit, teksa në të gjithë vendin, janë numëruar votat në 5199 qendra votimi nga 5 225 në total si dhe janë numëruar 73 955 zarfe nga 194 889 në total për votimin nga jashtë vendit

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave Partia Socialiste kryeson me 770 173 vota ose 52.23 %, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 501 285 vota ose 34.00%.

Forca e tretë politike sipas të dhënave deri tani renditet Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” që ka marrë 55 426 ose 3.76 %.

Partia Socialdemokrate ka marrë 48 165 vota ose 3,27%.

Partia “Mundësia” ka marrë 45 384 vota ose 3.08 %.

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 22 088vota ose 1.50 %

1 nga 3

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›