Numërohen 79 409 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS 42 492 vota, PD 22 481 vota

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i votave brenda vendit u mbyll mbrëmjen e kaluar.
Në total janë numëruar 79 409 zarfe të ardhura nga diaspora, nga 194 889 në total.
Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 09:00, 42 492 vota janë për Partinë Socialiste, ndërsa 22 481 vota janë për Partinë Demokratike -Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 6670 vota;
Partia Mundësia ka marrë 2781 vota;
“Lëvizja Bashkë” ka marrë 2067 vota;
Partia Social-Demokrate ka marrë 880 vota;
Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 546 vota.
Mbrëmjen e kaluar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ishin numëruar 35% e totalit. Sipas tij, ka përfunduar numërimi për qarkun Kukës, me përjashtim të 71 zarfeve të ardhur nga shteti grek.
Në lidhje me rivlerësimin e zarfeve të ardhura nga shteti grek, Celibashi u përgjigj se, “duhet të evidentojmë zarfet që nuk i nënshtrohen procesit të numërimit”.
Ai njoftoi se deri në fund të javës do të kemi rezultatin e konkluduar të votës së shqiptarëve jashtë vendit, që do t’i bashkëngjitet asaj kombëtare.
/m.m/j.p/r.e/