ODESA – Sulmet ruse me raketa vrasin tetë persona dhe plagosin 18 të tjerë

ODESA, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, në një sulm me raketa ruse në qytetin port të Odesës, në Ukrainën jugore.
”Këto nuk janë sulme të rastësishme me raketa”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
”Ky mesazh duhet të dëgjohet kudo në botë, nga sallat ku takohen anëtarët e G20 deri te kryeqytetet, kudo”, shtoi ai.
Zelensky nuk u ftua të marrë pjesë në samitin e G20-s në Rio de Zhaneiro si vëzhgues.
Zelensky theksoi se ”sulmet ruse janë kryer me një raketë balistike e cila ka dëmtuar një bllok banimi, një ndërtesë universiteti dhe një ndërtesë administrative”.
Sipas vëzhguesve ushtarakë, raketa ishte një ”Iskander” e lëshuar nga gadishulli i Krimesë./ /os/