Turneu i Gjithëpërfshirjes në atletikë, garuan 100 atletë nga 7 qytete të ndryshme të vendit.

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Special Olympics Albania në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, kanë organizuar Turneun e Atletikës 2024, aktivitetin më të madh dhe gjithëpërfshirës, dedikuar talentit dhe kurajës së personave me aftësi të kufizuara intelektuale.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 100 atletë nga 7 qytete të ndryshme të vendit, në disa disiplina të larmishme të atletikës, duke punuar për të nxjerrë kampionët e vendit dhe pretendentët për garat ndërkombëtare.
Përfundimi me sukses i këtij aktiviteti për Presidentin e Special Olympics Albania, Roland Hysi është një arritje e rëndësishme dhe përmes një letre falënderimi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Komiteti Olimpik i jep Special Olympics.
1 nga 11/a.f/