E Hënë, 2 Nëntor 2026

OKB – Trump: Evropa duhet të ndërhyjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kërcënuar Rusinë me tarifa të reja nëse lufta në Ukrainë nuk mbaron, ndërkohë që rrit presionin mbi partnerët e saj evropianë.

‘’Nëse Moska nuk pranon një marrëveshje paqeje, Uashingtoni do të vendosë një sërë tarifash shumë të forta, të cilat do të ndalonin gjakderdhjen”, deklaroi Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Por, që këto tarifa të jenë efektive, vendet evropiane – të gjithë ju të mbledhur këtu tani – duhet të bashkohen me ne në marrjen e saktësisht të njëjtave masa”, shtoi presidenti i SHBA-së.

Ai u bëri thirrje kombeve evropiane që “të ndërpresin menjëherë të gjitha blerjet e energjisë nga Rusia”.

“Evropa duhet të intensifikojë përpjekjet e saj”, tha ai.

Trump, i cili kishte premtuar të përfundonte luftën në Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, ka kërcënuar vazhdimisht të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë në muajt e fundit./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›