E Hënë, 2 Nëntor 2026

OKB, Spiropali: Të drejtat e njeriut, thelbësore për paqen dhe zhvillimin

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë sot në tryezën mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të Reformës UN80, me prezencën e ministrave të Jashtëm të Holandës dhe Kilit.

Në këtë tryezë, Spiropali nënvizoi se, “të drejtat e njeriut nuk janë aksesorë për paqen dhe zhvillimin, ato janë pjesa më thelbësore e tyre.”

Spiropali shtoi se, “Shqipëria mbetet përherë e gatshme të punojë me të gjithë partnerët për të siguruar që të drejtat e njeriut janë element qendror i Reformës UN80, me qëllim rivitalizimin e premtimit për një botë më të drejtë, më të paqtë dhe më të qëndrueshme”.

“Institucionet e qëndrueshme, dhe fuqizimi i grave dhe rinisë, janë faktorë kyç për një progres të qëndrueshëm. Në këtë drejtim, Reforma UN80 do të jetë e besueshme nëse ajo forcon misionin kryesor të OKB-së si gardiani universal i të drejtave të njeriut”, deklaroi ndër të tjera, ministrja Spiropali.

1 nga 6

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›