E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OSBE/ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve

Një ditë para se shqiptarët t’ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush do i drejtojë për katër vitet e ardhshme, OSBE/ODIHR ka mbledhur për herë të fundit të gjithë përfaqësuesit e forcave politike që marrin pjesë në zgjedhjet e ditës së nesërme.

Në fokus të këtij takimi ka qenë mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Në këtë takim OSBE/ODIHR ka theksuar edhe njëherë plotësimin e standardeve apo rekomandimet që ka bërë gjatë kësaj kohe lidhur me procesin zgjedhor.

Ndërkohë edhe përfaqësuesit e partive politike kanë dhënë këndvështrimet e tyre sa i përket procesit të deritanishëm.

Nga ana e Partisë Demokratike ka qenë i pranishëm vetë kryetari Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›