OSHEE: Sportelet të hapura ditën e pushimit më 22 nëntor dhe të shtunën

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Abonentët e Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) të cilët dëshirojnë të paguajnë detyrimet e tyre, do të kenë këtë mundësi dhe gjatë ditës së pushimit më 22 nëntor por edhe ditën e shtunë.
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) do të ofrojë shërbim më datë 22 nëntor e premte, për të gjithë klientët që duan të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton gjithashtu se, sportelet do të vijojnë hapur edhe ditën e shtunë.
Ky vendim i vjen në ndihmë qytetarëve që të përmbushin detyrimet e pagesës së faturës brenda afateve dhe të evitojnë sanksionet e kamatëvonesave.
/a.f/
/a.f/