Ohajo, Amy Acton fiton garën për guvernatore ndaj Vivek Ramaswamy - ATSH -
SHBA, 4 nëntor/ATSH/ Demokratja Amy Acton ka fituar garën për guvernatore të Ohajos, duke mundur republikanin Vivek Ramaswamy, sipas projeksioneve të CBS News.
Me këtë fitore, Acton bëhet demokratja e parë dhe gruaja e parë në dy dekada që fiton garën për guvernatore në këtë shtet.
Fitorja e saj shënon një rezultat të rëndësishëm politik në Ohajo, një shtet që në tri zgjedhjet e fundit presidenciale ka votuar për republikanin Donald Trump.
Gara u karakterizua nga një fushatë e ashpër, ku një prej episodeve më të debatueshme ishte një reklamë personale e fushatës së Ramaswamy kundër Acton, e cila përfshinte deklarata të nënës së saj.
Reklama u kritikua edhe nga figura republikane, përfshirë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, dhe guvernatorin aktual të Ohajos, Mike DeWine. Ndërsa Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance e mbështetën publikisht atë.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
