E Martë, 3 Nëntor 2026

Olsian Velia fiton etapën së 3-të të Turit të 82-të Çiklistik, me itinerar Elbasan-Vlorë

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Olsian Velia i Kombëtares Shqiptare të Çiklizmit është fitues i etapës së 3-të të Turit të 82-të Çiklistik, me itinerar Elbasan-Vlorë.

Ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme nga një grup i sportistëve të Kombëtares, që arritën të përmbysin një avantazh prej 1m 57s, të vendosur nga dy çiklistë të skuadrave, Cycling Team Plevija dhe Schils Doltcini. Gjithçka ndodhi në 10 km e fundit dhe Velia preu i pari finishin.

Edhe pas Etapës së 3-të, fanela e verdhë i takon Niels Reemeijer të ekipit Wielerploeg Groot Amsterdam. Pas tij renditet shoku i skuadrës Tom Jonkmans, me distancë prej 15 sekondash, ndërsa i treti renditet çiklisti i Përfaqësueses Shqiptare, Gabriele De Fabritti, me një distancë prej 1m23s.

Gabriele De Fabriti kryeson renditjen e të riut më të mirë, gjithashtu edhe renditjen e fanelës jeshile (sprintet).

1 nga 13

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›