MM: Anija “Oriku”, stërvitje me anijet e Forcës Detare malazeze dhe amerikane

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Anija “Oriku” e Forcës Detare dhe ekuipazhi i saj, pjesë e stërvitjes “Defender 25”, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Bar (Mali i Zi) me anijet e Forcës Detare malazeze dhe amerikane.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, në këtë stërvitje u zhvilluan seriale stërvitore sipas standardeve të manualeve të NATO-s në det.
Gjithashtu, shtoi MM, “ekuipazhi ynë testoi aftësitë operacionale dhe ato ndërvepruruese me anijet dhe ekuipazhet aleate”.
/a.f/r.e/