E Hënë, 2 Nëntor 2026

Olta Xhaçka zgjidhet Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputetja Olta Xhaçka është zgjedhur sot në mënyrë unanime si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajmi është bërë me dije nga vetë deputetja socialiste ku përmes një postimi në Facebook, ku  shpreh mirënjohjen për besimin e dhënë dhe theksoi se kjo zgjedhje është një dëshmi e qartë se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion në arenën ndërkombëtare.

 “E nderuar për besimin që mu dha sot, përmes zgjedhjes në unanimitet, si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kjo nuk është thjesht një detyrë e re — është një mesazh i fortë besimi se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion”, shkroi Xhacka.

Gjithashtu, ajo nënvizoi se në këtë rol do të angazhohet për të forcuar zërin e Shqipërisë në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe për të mbështetur Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Ukrainën në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që forcojnë besueshmërinë e Shqipërisë si partnere ndërkombëtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›