E Diel, 1 Nëntor 2026

“Oltion Bistri ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë”, deklarata e fortë në “Quo Vadis”: Monstra e gjyqësorit, kërcënonte gjyqtarët

“Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë”. Kjo ishte deklarata e fortë e ish kryetarit të Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, i cili mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Duke komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, në ambientet e Gjykatës së Apelit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, Malaj tha se është pothuasje e pamundur të kalosh me armë dhe të hysh në sallën 3 ku ndodhi ngjarja.

Të ftuar në studio ishin edhe gazetarja Xhensila Kodra, eksperti i sigurisë Fatjon Softa dhe avokatja Enida Bozheku, të cilët komentuan ngjarjen që tronditi themelet e drejtësisë shqiptare.

Pjesë nga biseda në studio

Alaudin Malaj: Ai ka qenë vetëm. Por po të shikosh sallën tre ku ndodhi ngjarja, duhet të kalosh gjithë gjykatën. Ti nuk ke asnjë shans, që një person me pistoletë të hyjë në sallën e gjyqit.

Xhensila Kodra: Dhe për më tepër të qëndrojë dy orë në sallën e gjyqit.

Alaudin Malaj: Elementi psikologjik i një personi që përgatitet për vrasje  qëndron brenda duket që është i shqetësuar.

Fatjon Softa: Ai duket aq i qetë sa….

Pranvera Borakaj: Ka qenë brenda në sallë?

Enida Bozheku: Ka qenë brenda në sallë ka pritur…

Alaudin Malaj: Analiza e ngjarjes duhet bërë në kompleksitet, nga se nisi. Pse po ndodhin këto fenomene tani. Gjyqtarët kërcënohen gjithmonë. Ne kemi pasur Oltion Bistrin. Monstra e gjyqësorit. Kërcënonte gjyqtarët shkonte nëpër shtëpi. Janë të regjistruara të gjitha çështjet, ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë. Nuk e heton njeri. I dhanë dhe lekët, se kishte blerë disa prona te syri i Tiranës, i kthyen dhe lekët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›