E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot: Stuhi dhe reshje në pjesën më të madhe të vendit, rikthehet dëbora në veri

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë gjithë ditës së sotme.

Moti do të paraqitet i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore, reshjet do të jenë më intensive, deri në nivel mesatar, në formën e shtrëngatave të herëpashershme të shoqëruara me shkarkesa elektrike, kryesisht në qarqet qendrore dhe perëndimore.

Pas mesditës, reshjet do të fillojnë të dobësohen dhe të tërhiqen gradualisht nga territori, ndërsa në zonat qendrore mund të vijojnë me intensitet lokal deri në orët e mbrëmjes, kur parashikohet ndërprerja e tyre në të gjithë vendin.

Në zonat malore mbi 1000 metra lartësi, në veri dhe verilindje, parashikohen reshje të dobëta bore.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 12 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites, era pritet të intensifikohet deri në 25 m/s.

Deti do të paraqitet i trazuar, me valëzim të forcës 4 deri në 6 ballë.

Temperaturat do të luhaten nga një minimum prej 4°C në zonat malore, deri në një maksimum prej 20°C në zonat më të ulëta të territorit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›