E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion antidrogë në Berat, arrestohet 43-vjeçari! Sekuestrohet kanabis dhe para

Policia e Beratit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Procedimi”, i zhvilluar pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive.

Si rezultat i operacionit, u dokumentua veprimtaria kriminale e dy personave , të cilët dyshohet se në mënyrë të përsëritur kryenin shitje të lëndëve narkotike në territorin e qarkut.

Në pranga ra një  43-vjeçar, të cilit u gjetën sasi cannabisi të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari.

Ndërkohë, në hetim në gjendje të lirë u procedua një 31 vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, policia gjeti një sasi cannabisi.

“Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Procedimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi J. L., 43 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, të dy banues në Berat, pasi nga hetimet rezultoi se në mënyrë të përsëritur, kanë shitur doza Cannabisi në territorin e qarkut Berat.

Nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjetën sasi Cannabisi (e ndarë në doza të gatshme për shitje) dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte i proceduari, u gjet një sasi Cannabisi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›