E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion antidrogë në Elbasan, 18 në pranga, 5 në kërkim! Kontrolle në disa banesa, sekuestrohet kokainë

Një operacion antidrogë i zhvilluar në Elbasan herët këtë mëngjes, për goditjen e grupeve kriminale, ka rezultuar në lëshimin e 26 masave sigurie.

Deri tani janë arrestuar 10 persona, 5 të tjerë janë në kërkim, ndërsa më herët janë arrestuar 8.

Gjithashtu janë lëshuar edhe 20 urdhërkontrolle banesash, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, si dhe celularë.

Kontrollet po kryhen në Prrenjas, Librazhd e Elbasan si dhe në disa bashki të tjera të qarkut. Policisë i kanë shkuar në ndihmë edhe dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›