E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion i policisë në Fushëkuqe, kapen dy të kërkuar nga SPAK, gjenden armë zjarri

Dy persona janë vënë në pranga në Fushëkuqe pas një operacioni të zhvilluar nga policia. Sipas raportimit të gazetarit të Vizon Plus, Esido Barkasj, të arrestuarit rezultonin të shpallur në kërkim për llogari të SPAK-ut.

Gjatë aksionit, forcat e rendit sekuestruan edhe armë zjarri, ndërsa priten të bëhen publike detaje të tjera mbi operacionin dhe personat e përfshirë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›