Operacion kundër lojërave të fatit në Tiranë, disa të arrestuar

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve Policia ka konstatuar dy subjekte të përshtatura për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm të organizimit e lotarive të palejuara (baste sportive online).
Në kuadër të operacionit “Game Over” janë arrestuar tre persona, shtetasit A. S., 24 vjeç, E. K., 40 vjeç dhe S. D., 52 vjeç(organizatorët) si dhe u proceduan penalisht shtetasit Xh. B., 31 vjeç, A. Xh., 26 vjeç dhe M. S., 31 vjeç(administratorë të lokaleve).
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit e arrestuar në bashkëpunim dhe me administratorët e lokaleve të konstatura, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara, nëpërmjet aparateve celulare./vizionplus.tv