Operacioni “Plazhi i lirë”, sekuestrohen 182 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Në kuadër të operacionit “Plazhi i Lirë”, policia në Durrës ka liruar sot 2 hapësira në lagjen nr. 1, Durrës, që sipas policisë ishin zënë në mënyrë të paligjshme, nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.
Policia njoftoi se “gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1., në dy hapësira publike në bregdet u hoqën dhe u sekuestruan 182 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 2 shtetas”.
Në vijim të veprimeve, sipas policisë “u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. D., 36 vjeç dhe R. H., 70 vjeçe, të dy banues në Durrës”. /j.p/