E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni “Puzzle”/ Pistoleta me silenciator për 3000 euro, grupi kishte bazë në Burrel! Zbardhen skemat e trafikut të armëve

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Puzzle”.

Grupi kriminal i trafikut të armëve i goditur nga Antitrafiqet e Tiranës i sillte armët nga Kosova me makina rasti, të cilat janë dokumentuar, por dyshimet janë edhe për përdorim të autobusëve të linjave.

Pistoletat e kapura shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe me gjerë me 1500-2500 euro cope, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej të paktën 3000 euro. Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale u kryen edhe blerje të simuluara.

Operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në trafik armësh u zhvillua në 2 lokale, në Vorë dhe Laprakë në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se grupi ka një bazë në Burrel, për të cilën vijojnë kërkimet.

Armët do të ekspertohen në laborator nëse janë përdorur më herët në krime të tjera.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›