Operacioni i SPAK dhe Antimafia/ Fier, arrestohet administratori i ‘Ligori Travel’, i përfshirë në grupin kriminal

SPAK dhe Antimafia italiane kanë finalizuar operacionin ndërkombëtar ‘Ura’ me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe trafikimit të jashtëligjshëm të drogës.
Sa i përket këtij organizimi, u godit një prej grupeve kriminale më të mëdha i cili transportonte lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në Tiranë me destinacion Puglia më pas Italiën dhe disa vende të BE përfshirë Holandën, Belgjikën deri në Amerikën Latine.
U lëshuan 52 urdhër arreste dhe deri më tani janë në prangat e policisë 40 persona, si dhe u sekuestruan 3 milionë euro cash dhe tre restorante në Durrës, bar kafe, 6 shoqëri tregtare, dhe jë televizion në Vlorë.
Ndërkohë në Fier, kontrollet kanë vijuar dhe është arrestuar Ligor Combashi, administrator i Ligori Travel, i përfshirë në transportin e lëndës narkotike. / abcnews.al