E Hënë, 2 Nëntor 2026

Operacioni kundër kultivimit të kanabisit në Shkodër, procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Policia njoftoi se vijon operacionin e koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash dhe 2 roje mjedisi. Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”: D. V., kryetar i fshatit Pecaj R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj L. M., kryetar i fshatit Nicaj Gj. K., kryetar i fshatit Mollë L. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre: P. I., kryetar i fshatit Bzhetë Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj M. Ç., roje pyjesh M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›