E Martë, 3 Nëntor 2026

Operatorët turistikë nga Lituania vizitojnë Vlorën, shkëmbim të përvojave në turizëm

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Qyteti i Vlorës vitet e fundit po tërheq mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka pritur në takim operatorët turistikë nga Lituania me ata vendas.

Gjatë takimit ata biseduan për bashkëpunimin me operatorët vendas për shtimin e numrit të turistëve lituanezë në Vlorë.

“Pritja e operatorëve turistikë nga Lituania, vizitat në qytet, shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi me operatorët vendas,  ishin një tjetër hap zhvillues, një dritare e re që do të shtojë turistët lituanez në Vlorën e të gjithëve”, tha Dredha.

Operatorët turistikë vlonjatë i njohën ata lituanezë me ofertat turistike të Vlorës, monumentet e trashëgimisë kulturore, pikat turistike në qytet etj.

Vlora mbetet destinacioni më i frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj. Investimet në infrastrukturë dhe në pikat kryesore turistike të cilat i ofrojnë vizitorëve kushte të denja dhe një mikpritje të ngrohtë.

1 nga 5

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›