E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE: Lajmet nga LM thellësisht alarmante, diplomacia e vetmja rrugë

BRUKSEL, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Lajmet që vijnë nga Lindja e Mesme janë thellësisht alarmante dhe Evropa u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale, të ulin menjëherë tensionin dhe të përmbahen nga hakmarrja, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Një zgjidhje diplomatike është tani më urgjente se kurrë, për hir të stabilitetit rajonal dhe sigurisë globale”, shtoi von der Leyen.

”Situata në Lindjen e Mesme është e rrezikshme. U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Diplomacia mbetet rruga më e mirë përpara dhe jam e gatshme të mbështes çdo përpjekje diplomatike që synon uljen e tensionit”, shkroi në X nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›