E Diel, 1 Nëntor 2026

Operohet me sukses polici/ Protestuesit plagosën rëndë policin në Shkodër

Në Spitalin Universitar të Traumës janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Efektivi Fasli Ramaj, i ardhur nga Shkodra, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale e cila ka përfunduar me sukses. 64 vjeçari do vijojë të mbahet nën monitorimin e bluzave të bardha.

Gjithashtu, katër protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, protestuesja me inicialet E.P. aktualisht ndodhet nën monitorim intensiv. Ajo paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e vetëdijshme.

Në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›