E Martë, 3 Nëntor 2026

Opozita protestë para Bashkisë Tiranë, policia merr masat

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita shqiptare do të zhvillojnë sërish një protestë para Bashkisë Tiranë më 5 korrik. Për mbarëvajtjen e protestës, policia e Shtetit ka marrë masat për bllokimin e qarkullimit të mjeteve .

Prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia ka sugjeruar përdorimin e rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë tubimeve të mëparshme janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, ku policia u bën thirrjen organizatorëve për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Shembja e Teatrit Kombëtar, incineratori i Tiranës, dosja 5D që lidhet me arrestimin e 3 ish-drejtorëve të Bashkisë janë arsyet kryesore të protestës së opozitës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›