Opozita pyetet nga Gogu: A është drejtësia e varur apo e pavarur?

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Tongi Gogu, ka drejtuar disa pyetje të ashpra ndaj opozitës gjatë seancës parlamentare. Ai kërkoi që opozita të përgjigjet për disa çështje të rëndësishme që lidhen me drejtësinë dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
Gogu e pyeti opozitën nëse drejtësia është e varur apo e pavarur sipas mendimit të saj dhe i kërkoi të shpjegonte nëse drejtuesit e institucioneve të drejtësisë janë “kalorës të ligjit” apo “ushtarë të krimit”. Sipas tij, kjo është pyetja që duhet të përgjigjen shqiptarët, ndërsa theksoi se opozita, me gjithë pretendimet e saj, ka mbyllur gojën dhe nuk arrin të drejtojë pyetje për drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.
“Kjo është pyetja për opozitën shqiptarëve, kjo është pyetja që juve u mbyll gojën dhe ju shumëfishon me mijëra pretendime për pyetje që nuk arrini dot t’i bëni,” u shpreh Gogu, duke theksuar se opozita ka dështuar në detyrën e saj për të mbajtur një debat të hapur dhe të ndershëm për çështjet e drejtësisë.